Telashe për Pirlo-n, mbrojtësi detyrohet të lërë fushën i dëmtuar

Aventura e këtij sezoni në Ligën e Kampioneve për kapitenin Giorgio Chiellini pësoi goditjen e papritur në sfidën me Dinamon e Kievit. Mbrojtësi veteran la fushën në minutën e 19-të të takimit për shkak të problemeve muskulore në kofshë.

Në këto kushte, trajneri Andrea Pirlo e ka zëvendësuar Chiellinin me qendërmbrojtësin turk Merih Demiral.

Shkalla e dëmtimit të lojtarit juventin do të mësohet në orët në vijim.