Ndryshon leja e qarkullimit, ja çfarë do përmbajë kartoni i ri
Leja e qarkullimit të automjeteve në Shqipëri do të ndryshojë së shpejti.
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka firmosur një urdhër që parashikon ndryshimin e lejes së qarkullimit që do të jetë në përputhje me direktivën Europiane.
Përveç formës së kartonit të ri, leja e qarkullimit do të përfshijë edhe certifikatën e pronësisë së automjetit.
Aktualisht në Shqipëri ka dy kartona, një për lejen e qarkullimit dhe një tjetër për certifikatën e pronësisë së mjetit.
Ky ndryshim do të hyjë në fuqi së shpejti.
“Leja e re e qarkullimit do të jetë e barasvleshme me certifikatën e pronësisë. Prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimit të bëhet sipas rregullores së hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor”, shkruhet në urdhër.