", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/October/20/auto_3838851603214463.webp", "width": 905, "height": 636 } }

VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm ndërpret Parlamentin, deputeti braktis foltoren nga frika

Ditën e sotme, Reykjaviku dhe shumë zona të Islandës u tronditën nga një tërmet i fortë me madhësi 5.6 të shkallës Rihter.

Tërmeti fuqishëm ra në orën 15:43 dhe u ndje në të gjithë vendin, ku fatmirësisht nuk shkaktoi dëme ose viktima, por rezultoi në pezullimin e përkohshëm të seancës në parlament.

Nga pamjet e publikuara në mediat islandeze shihet teksa deputetë janë frikësuar nga tronditjet e forta, ndërsa seanca u ndërpre për 15 minuta, deri në qetësimin e situatës.

Sipas Institutit Meteorologjik të Islandës, epiqendra ishte 20 kilometra larg kryeqytetit, pranë zonës gjeotermale Celton.