Sërish rekord infeksionesh në Greqi/ Konfirmohen 8 viktima nga COVID-19

Në 24 orët e fundit, koronavirusi ka shpërthyer frikshëm në Greqi, pasi janë regjistruar 667 raste të reja.

Në krahasim me një ditë më parë, rritja është shumë e ndjeshme pasi ishin 438 raste pozitivë.

Gjithashtu 45 nga personat e infektuar u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet vendit fqinj nga pikat kufitare.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 në Greqi arrin në 26469.

Përsa i përket viktimave, ditën e sotme ka pasur një ulje, pasi fatalitetet kanë qenë 8, 3 më pak se një ditë më parë.

Nga fillimi i pandemisë janë 528 personat që kanë ndërruar jetë.