Basha takon Dendias: Çështjet pezull të zgjidhen me mirëkuptim. Të abrogohet ligji i luftës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në Selinë Blu, Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Basha dhe Dendias kanë konkluduar gjatë bisedës se: ‘Çështjet e mbetura pezull midis dy vendeve të zgjidhen me frymën e mirëkuptimit. Domosdoshmëri anulimi i ligjit të Luftës’

‘Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok të zgjidhim çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat përfshirë edhe lehtësirst për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.

Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për anullimin e ligjit të luftës. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian.’