Skenarë për filma me çuna problematikë/ Bardhi poston pamjet: Ja si groposen plehrat në Sharrë sot

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka shpërndarë një video se si duket sot landfilli i Sharrës, duke e cilësuar si frymëzim për skenare filmash me mafiozë, ku ka vend për të gjithë, që nga mashtrimet, korrupsioni, armët, çunat problematikë.

‘Frymëzim për skenare filmash me mafiozë! Mashtrime, vjedhje, korrupsion, armë, çuna problematikë! Ah, se desh harruam groposjen e plehrave. Skenari perfekt për një “giallo alla Rilindja”!

Veçse kujdes! Në fund, mafiozët hanë kokat e njëri – tjetrit dhe përfundojnë në burg!

Denonco korrupsionin masiv të kësaj qeverie! Shpërndaje këtë video!’