Guardiola: Ndjej që jemi afër fitimit të Ligës së Kampionëve!

Trajneri, Manchester City, Pep Guardiola foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Porto.

Katalanasi foli për humbjen ndaj Lyon sezonin e kaluar si dhe fitimin e mundshëm të Ligës së Kampionëve: " Ishte një moment shumë i vështirë. Unë ndjeva përgjegjës për atë që klubi dhe lojtarët morën. Ende ndihem përgjegjës. Duhet ta pranojmë realitetin. Nuk ishim mjaft të mirë, por nuk luajtëm keq. Kishim mundësi por gjithashtu bëmë gabime dhe në këtë garë nuk mund të bësh gabime për të përparuar.

Kam ndjesinë se këtë radhë jemi afër fitmit të këtij kompeticioni. Duhet të kemi dëshirë për të fituar dhe të bëjmë sa më pak gabime”, përfundoi Guardiola.