Misteri i filmit që përloti shqiptarët dhe kuptimi i ‘Lingo- lingo’

Filmi “ Mrekullia në qelinë nr.7” ka marrë vëmendjen e të gjithëve në Kosovë e Shqipëri. 

‘Lingo-lingo’ i cili njihet edhe si “Yedinci Kogustaki Mucize” është një film turk, prodhim i vitit 2019 që transmetohet në Netflix dhe është i bazuar në filmin e Koresë së Jugut (2013) me të njejtin emër.

“Mrekullia në qelinë nr.7” nën drejtimin e regjisorit Mehmet Ada Oztekin, trajton raportin e një vogëlusheje (Nisa Sofiya Aksongu) me të atin (Aras Bulut Iynemli), një person me aftësi ndryshe.

Memo, babai i Ovës, akuzohet pa të drejtë, për vrasjen e një 6-vjeçareje dhe këtu nis edhe trajtimi i nënlinjave të filmit.

Një nga pyetjet më të shpeshta që bëhen në internet, lidhet me kuptimin e frazës “Lingo Lingo”, që përdoret si një formë komunikimi babë e bijë.

Në film, Memo thotë vazhdimisht “Lingo, lingo” dhe e bija i përgjigjet me “Shisheler”. 

Frazat janë referencë e një kënge turke “Lingo, Lingo, Shisheler” që përdoret nga kërcimtarët ‘belly dance’. 

‘Shisheler’ nënkuptom shishe ndërkohë që fraza “lingo lingo” nuk ka ndonjë kuptim në turqisht, por është pak a shumë e ngjashme me “la-la-la”.

Një formë e tillë gjuhësore nxjerr në pah komunikimin naiv dhe të paqtë mes tyre.

Aktrimi i dy protagonistëve është i përkryer. 

Nëse nuk e keni parë dhe dëshironi mendimin tonë, po, ia vlen ta shihni!

Paraprakisht ju paralajmërojmë që do të qani shumë.