Kim Kardashian tregon për momentin e vështirë kur hajdutët i hynë në dhomë: Më lidhi me pranga...

Kim Kardashian, ylli  "Keeping Up With The Kardashians", së fundmi ishte e ftuar në emisionin  "My next guess needs no introduction", me David Letterman.

Ndër të tjera, Kim rrëfeu një moment të vështirë në jetën e saj, të cilin me sa duket nuk ka arritur akoma ta harrojë.

Reth 4 vite më parë, në dhomën e Kim, në orët e para të mëngjesit, u futën disa hajdutë.

Kim, tregoi se atë natë ndodhej  në Paris, bashkë me motrën, Kourtney.

Atë natë, Kim ndodhej vetëm në hotel dhe në orën 3 të mëngjesit ajo kishte dëgjuar zhurma në shkallë dhe disa njerëz i ishin afruar dhomës së saj.

Po mendoja, ‘Në rregull, tani do të më përdhunojnë. Kjo do të ndodhë, thjesht përgatitu. Kështu që u përgatita dhe pastaj – nuk e di pse po qaj, kam folur për këtë më parë – dhe pastaj ai më lidhi me pranga dhe kravata me zinxhir dhe pastaj më vendosi shirit ngjitës në gojë e në sy.

Mendoja vetëm për Kourtney, mendoja se ajo do të vinte në shtëpi dhe do të më gjente të vdekur në dhomë dhe do të mbetej e traumatizuar për gjithë jetën”, tha Kim.

Për yllin e  "Keeping Up With The Kardashians",  ky moment renditet në listën e momenteve më të vështira në jetë.

Kujtojmë se pak javë më parë, show-t të Kim Kardashian i erdhi  fundi pas 14 vitesh në transmetim.