Suedia ndalon kompanitë kineze Huawei dhe ZTE nga rrjetet e ardhshme 5G
Stokholm - Rregullatorët suedezë të martën ndaluan përdorimin e pajisjeve të telekomit nga kompanitë kineze Huawei dhe ZTE 000063.SZ në rrjetin e saj 5G përpara ankandit të spektrit që ishte planifikuar për muajin tjetër.
Autoriteti Suedez i Postës dhe Telekomit (PTS) tha se u vendosën kushte për licencën, pas vlerësimeve të Forcave të Armatosura Suedeze dhe Shërbimit Suedez të Sigurisë.
Qeveritë evropiane kanë rishikuar rolin e kompanive kineze në ndërtimin e rrjeteve të tyre pas presionit nga Shtetet e Bashkuara, të cilat thonë se ato përbëjnë një kërcënim të sigurisë sepse, ndër të tjera, kompanitë dhe qytetarët kinezë e kanë detyrim me ligj që të ndihmojnë shtetin në mbledhjen e informacione sekrete.