Infektohet me Covid-19 mjekja e njohur

Albana Daka, mjeke laboratori nutricioniste në Spitalin Amerikan, ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Enkel Demi në studion ‘ABC e Mëngjesit’

Sipas gazetarit, ditën e sotme ajo do ta ketë të pamundur pasi ka zbuluar mbrëmjen e djeshme se është infektuar me koronavirus.

“Rreth orës 19:00 Albana Daka zbuloi se ishte pozitive me Covid. Është asimptomatike”, tha gazetari.