Arbenita Ismajli me një foto, ju mbyll gojën fansave mbi operacionet plastike

Modelja Arbenita Ismajli, është një ndër emrat më të lakuar në media që prej bërjes publike të lidhjes së saj me reperin Fero.

Tashmë, Arbenita është një modele e njohur dhe ndan shpesh me ndjekësit,  momente nga jeta e saj, në rrjetet sociale.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe së fundmi modelja, por duket se këtë herë është bërë nostalgjike.

Ajo ka ndarë një foto nga fëmijëria e saj, ku duket një vajzë çapkëne dhe shumë simpatike.

Mbase Arbenita, e ndau këtë foto me ndjekësit, për t’ju pohuar edhe njëherë atyre se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë, ashtu siç modelja ka thënë gjithmonë.

Për Feron dhe Arbenitën kohët e fundit u aludua se mund të jenë ndarë, dhe pse ndarjet e ribashkimet mes tyre kanë qenë të shpeshta.

Por, Arbenita dhe Fero duket se janë kthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit.