Arta Elezaj shpenzon shifrën marramendëse për një orë

Modelja e njohur, Arta Elezaj është një nga femrat më të komentuara në faqet rozë. Ajo jo vetëm që vesh rroba të firmave nga më të ndryshmet, por edhe udhëtimet në vende të botës nuk kanë të ndalur.

Modelja e reklamon vetë jetën e luksit përmes rrjeteve sociale, ku edhe ndan imazhe nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka shpenzuar mijëra euro në një aksesorë. Bëhet fjalë për një orë të firmës ‘Hublot’, vlera e të cilës arrin deri në 30.850 euro.

Theksojmë se kjo nuk është hera e parë që ajo mban aksesorë apo veshje të shtrenja, pasi para dy muajsh u shfaq me çantë sikurse të Melania Trump.