Tërmet i fuqishëm godet Alaskën/ Ngrihet alarm për cunami

Një tërmet i fuqishëm ka goditur mbrëmjen e sotme Alaskën e Jugut.

Sipas ESMC, tërmeti i orës 20:54 ka qenë me magnitudë 7.4 ndërkohë që thellësia e tij ishte 10 km.

Alaska u godit nga tërmet i fuqishëm në muajin Korrik. Autoritete lëshuan asokohe një alarm për cunami pikërisht në jug të Alaskës.

Ndërsa për brigjet e tjera të SHBA-së nuk ka asnjë kërcënim për cunami.