Spiropali: Fushata do jetë e egër, institucionet e drejtësisë janë ngritur

Emisioni ‘Çim Peka LIVE’ vazhdoi me tensione mes të ftuarve dhe ministres socialiste, Elisa Spiropali.

Kjo e fundit sulmoi disa herë opozitën, më pas u ndal te presidenti i vendit, duke thënë se e ka polizituar institucionet.

Sipas saj, në vend janë ndezur gjakrat për shkak të reformës në drejtësi.

Ministrja deklaroi se është pastruar pallati i drejtësisë dhe se institucionet e drejtësisë së re janë ngritur.

Moderatori Çim Peka tha se institucionet nuk janë ngritur, pasi nuk është ngritur Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë.

Më pas Spiropali tha se deri në fund të vitit do të ngrihen këto institucione. Ajo insistoi se arsyeja e frikës së opozitës mbetet reforma në drejtësi.

“Fushata zgjedhore do jetë shumë e egër,” parashikoi Spiropali.