IKMT shemb nesër 10 ndërtesa, ja zona ku do të ketë prishje objektesh

IKMT njofton se ditën e nesërme do të prishë 10 objekte ndërtimi që preken nga ndërtimi i lotit 3 nga ‘Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta deri te Rrethrrotullimi Shqiponja’

‘Njoftim i rëndësishëm

Në vijim të realizimit të projektit "Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta-Rrethrotullimi Shqiponja" (Loti 3).

Ditën e martë, datë 20.10.2020, do të vazhdohet me lirmin e sheshit të ndërtimit nga objektet e shpronësuara me VKM Nr. 231 datë 17.04.2019 dhe nga objektet informale. Nga ana e IKMT janë mara masa për ditën e nesërme për prishjen e 10 objekteve. Për këto objekte është bërë njoftimi i pronarëve dhe janë marrë masa për lirimin e tyre.

Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me, Policinë e Shtetit, IKMT-në dhe Kontraktorin që realizon punimet, kanë marrë masa për mbarëvajtjen e trafikut në ditët në vijim.’