VIDEO/ Dëmtim i frikshëm, futbollisti gjakoset në zonën e organit gjenital!

Një dëmtim i frikshëm u regjistrua në ndeshjen e kampionatit brazilian mes Flamengos dhe Korinthiasit.

Mbrojtësi i Flamengos, Gustavo Henrikue, u shkel aksidentalisht nga kundërshtari në zonën intime dhe për pasojë shkaktoi gjakderdhje në zonën e organit gjenital.

Henrike fillimisht u largua nga fusha për të ndryshuar pantallonat  e shkurtra të cilat ishin mbuluar nga njollat e gjakut, teksa në minutën e 39-të e kishte të pamundur të vazhdonte duke u zëvendësuar nga Gabriel Noga.