Dybala nuk ndihet i lumtur, Juventusi kërkon rinovimin

Paulo Dybala nuk është i lumtur tek Juventusi.

Sulmuesi argjentinas nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Zonja e Vjetër pasi Andrea Pirlo nuk po i jep shumë minuta.

Dybala aktualisht ka kontratë me Biankonerët deri në vitin 2022, ndërsa disa skuadra të mëdha janë të interesuara për të. Juventusi është duke punuar që të mbajë atë edhe për disa vite të tjera në Torino, por një gjë e tillë vështirë mund të ndodhë aktualisht. Sipas asaj që raporton Tuttosport, kampioni në fuqi i ligës italiane dëshiron që La Joya të firmosë kontratën e re.

Në garë për transferimin e tij besohet se janë Bayern Munich, Barcelona dhe Manchester United.