Mehmetaj-Ramës: S’je as komandant i kotecit tënd! Jep llogari për 75 mln eurot e inceneratorëve
Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, i përgjigjet kryeministrit Edi Rama pas sulmeve të këtij të fundit ndaj Presidentit Ilir Meta, ku mes të tjerash e cilësonte atë komandant të LSI.
Në postmin e tij në Facebook, Mehmetaj thekson se Ramën nuk e shpëton dot inati që ka me presidentin, pasi Ilir Meta ka qenë komandant i LSI dhe tani është komandant i Forcave të Armatosura.
Ndër të tjera, Mehmetaj i kërkon llogari Ramës për 75 milion eurot që ka çuar tek inceneratorët fantazëm dhe për djersën e gjakun e naftëtarëve që janë sot në grevë urie.
Postimi i plotë i Kejdi Mehemetaj:
Edi Rama nuk të shpëton dot inati që ke me Presidentin!
Ilir Meta ka qen Komandant i LSI dhe të shkon apo jo përshtat ty tani është Komandant i Forcave të Armatosura, ndërsa ti nuk je as komandant i kotecit tënd.
Nuk ushqehen shqiptarët me pallavrat e tua. Jep llogari për 75 milion eurot që ke çuar tek inceneratorët fantazëm dhe për djersën e gjakun e naftëtarëve që janë sot në grevë urie. Për këto fol ti, jo për parrulla boshe që nuk ti dëgjon më asnjëri.