Agnesa Vuthaj befason me stilin e ri të flokëve
Ish-Miss i Shqipërisë, Agnesa Vuthaj, vazhdon të mbetet njëra nga personazhet më të admiruara nga publiku.
Agnesa tashmë numëron ndjekës të shumtë në rrjetet sociale.
Bukuroshja, e cila ndan me fansat imazhe e video të ndryshme, i la të gjithë pa fjalë me fotot e fundit , me një stil tërësisht ndryshe të flokëve e me veshje po ashtu të veçantë nga koleksioni i ri i stilistit Festim Isufi.
Komentet dhe komplimentet që ajo mori në rrjete sociale ishin të shumta.
Agnesa vazhdon të jetë në formë si ditën e parë kur u shfaq në pasarelat shqiptare.