Së shpejti në një serial të ri krah aktores bukuroshe/ Ndjekësit thumbojnëTolgahan

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, i cili është njëkohësisht dhe si  bashkëshort i bukuroshes shqiptare, Almeda  Abazi,  ka nisur xhirimet për një serial të ri, që mban titullin “Seref Sozu” .

Në këtë serial Tolgën do ta shohim në rolin kryesor në krah të aktores Sude Guler.

Tolgahan, ka postuar në Instagram foton promovuese të këtij seriali, ku shfaqet krah Sudes dhe në sy ka rënë një koment. “A bëhet xheloze bashkëshortja?”-ishte pyetja që i bëri një komentues Tolgës. 

Mirëpo përgjigjia i erdhi nga fansat e Almedës:

“Jo Almeda nuk bëhet xheloze sepse ky është thjesht një serial, nuk është i vërtetë. Po të bëhej xheloze Almeda nuk i ndiqte serialet e Tolgës”

Me sa duket fansat e Almedës janë të shumtë në numër dhe dinë t'ju tregojnë vendin atyre që hedhin dyshime mbi dashurinë e çiftit.