VIDEO/ Higuain nuk i mban nervat, shpërthen ndaj gjyqtarit

Aventura e Gonzalo Higuainit në MLS me Inter Miami nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme.

Vetëm pak javë nga sherri me lojtarët kundërshtarë, sulmuesi argjentinas është bërë sërish protagonist, këtë herë duke u kapur me arbitrin e ndeshjes.

Inter Miami u mposht me rezultatin 2-1 nga Montreal Impakt, diçka që nuk është pritur mirë nga skuadra ku luan ish-sulmuesi i Juventusit.

Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi shpërthen në protesta ndaj arbitrave të ndeshjes, ku nuk kanë munguar as fjalët e tepruara.

Pikërisht për shkak të fjalëve, arbitri i ndeshjes nuk e ka falur futbollistin, teksa nga pamjet në fundin e ndeshjes, i bën me shenjë se për shkak të fjalorit të përdorur, ai ndëshkohet me karton të kuq.