Kili/ Dhuna pushton vendin gjatë protestave kundër kushtetutës diktatoriale

Dhjetëra mijëra kilianë u mblodhën në sheshin qendror të Santiago për të shënuar një vjetorin e protestave masive që lanë mbi 30 të vdekur dhe mijëra të plagosur.

Protestuesit të cilët u mblodhën në një numër tepër të lartë në mbrëmje kanë kërkuar që të hiqet dorë nga kushtetuta e cila është e kohës së diktaturës, prandaj me pankarta në duar ku shkruhej Po të dielën’ kërkuan që në referendum të gjithë njerëzit të votonin pro dhe të miratohet një kushtetutë e re demokratike.

Demostratat e mbajtura që ishin paqësore në fillimin e saj u pasuan nga trazira të shumta, plaçkitje, vjedhjet e supermarketeve dhe djegia e kishave .

Ministri i Brendshëm Victor Perez u bëri thirrje kilianëve të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre duke votuar në referendumin e ardhshëm kushtetues të 25 tetorit.

"Ata që kryejnë këto akte dhune nuk duan që Kilianët të zgjidhin problemet me mjete demokratike,do të ndëshkohen ashpër" u tha Perez gazetarëve.

Tubim I cili mblodhi rreth 25 000 persona shkaktuan miliarda dollar dëme për bizneset dhe infrastrukturën e vendit.

Në përgjigje të dhunës ushtria u pa të dilte në rrugë për herë të parë që nga sundimi i diktatorit Augusto Pinochet.