VIDEO/ Pastorët e kishës kanë marrë një shenjë nga ‘Zoti’, Trump do të jetë përsëri president

Donald Trump ka ndjekur dje Live një ceremoni në Kishën e Las Vegasit.

Pastorët e kishës Paul dhe Denisa Goulet e kanë “qetësuar” presidentin amerikan duke parashikuar fitoren e tij edhe për një mandat të radhës, është si rasti kur një vrapuese i cili është në fundin e garës po i merret fryma por ai gjen forcën për ta përfunduar garën dhe për të fituar gjithsesi në fund.

Pastorja, Denise Goulet, tha që Zoti i tha asaj herët atë mëngjes se presidenti do të siguronte një mandat të dytë.

"Në 4:30, Zoti më tha," Unë do t'i jap presidentit tuaj një fitore të dytë "," tha ajo, duke i thënë Trump, "ju do të jeni përsëri presidenti" dhe do të fillojë ‘Era Trump’ duke e krahasuar edhe me Shpirtin e Shenjtë.

Ky tubim I kritikua ashpër pasi shumica e pjesëmarrësve nuk mbanin maska dhe nuk ruanin distancimin social.