", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/October/19/auto_trump-tower-chicago-1-e1603090884345-780x439-1-600x3601603092012.jpg", "width": 900, "height": 540 } }

Donte të takonte Donald Trump/ Burri ngjitet në Trump Tower dhe kërcënon me vetëvrasje

Një burrë në SHBA është xhiruar nga qytetarët i varur me një litar në ndërtesën e Trump Tower, në Chicago, pasi dëshironte të fliste me presidentin amerikan Donald Trump.

Sipas mediave të huaja, Departamenti i Policisë së Çikagos konfirmoi se oficerët iu përgjigjen raporteve ku një burrë thuhej se kërcënonte me vetëvrasje.

Ai kërkonte që të fliste me presidentin Trump si dhe me mediat, bazuar në raportimet lokale.

Personi me shtetësi aziatike i armatosur me një thikë, kërcënonte se do ta vriste veten në rast se nuk do t’i jepej mundësia të fliste me presidentin amerikan.

Ekipi i policëve SWAT si dhe Njësia Detare u thirrën në vendin e ngjarjes së bashku edhe me zjarrfikësit dhe policinë.

Burri i cili nuk u identifikua dukej se ishte në të 20-tat e tij, u pa i varur në ora 5:30 pasdite duke qëndruar atje për orë të tëra.