Vazhdojnë operacionet policore në Francë për vrasjen e mësuesit

Paris - Të tjera operacione policore janë duke u zhvilluar në lidhje me vrasjen e javës së kaluar të një mësuesi francez nga një i dyshuar si islamist, tha Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin të hënën në radion Evropa 1.

Të premten, mësuesit francez të historisë Samuel Paty iu pre koka jashtë shkollës së tij në një periferi të Parisit nga një 18-vjeçar i dyshuar si islamist, i cili më pas u qëllua për vdekje nga policia.