Polonia nis ndërtimin spitalit fushor në Stadiumin Kombëtar në Varshavë

Varshavë - Polonia ka në plan të ngrejë një spital fushor në stadiumin kombëtar në Varshavë, pasi ajo po përballet me një rritje të rasteve të reja të koronavirusit dhe një mbingarkesë të sistemit shëndetësor, tha një zëdhënës i qeverisë Piotr Muller, të hënën, për televizionin publik.

Muller shtoi se sallat e konferencave të stadiumit do të shndërrohen në spital me rreth 500 shtretër për pacientë me COVID-19.

Ndërtimi i një spitali fushor për njerëzit e infektuar me koronavirus ka nisur në Stadiumin Kombëtar në Varshavë që të premten. Në fillim do të ketë vend për 500-1000 persona.

Pajisjet e rënda priten të shfaqen në stadium të hënën dhe ndërtimi të fillojë me shpejtësi të plotë.

Ka mundësi që spitali të jetë gati të pranojë pacientë që këtë javë.

Në sallat e stadiumit po përgatiten instalimet për lëshimin dhe shpërndarjen e oksigjenit tek pacientët.