Policia i këkon të firmosë gjobën për maskën, e fortë përgjigja e qytetarit

Nga dita e enjte, 15 tetor vendosja e maskës u bë e detyrueshme me ligj në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Sipas rregullores së re të gjithë personat që do të konstatohen fillimisht pa maskë në ambiente të hapura do të gjobiten me 3 mijë lekë të rinj.

Dhe së fundmi në rrjet po qarkullon një fletë gjobe që i është vënë një qytetari në Berat.

Ajo që bie në sy është se qytetari tek fleta e gjobës ka shkruar tek pjesa e sqarimit: Poshtë Komunizmi.

Nuk kanë qenë të paktën qytetarët që kanë reaguar jo mirë ndaj këtij akti normativ që e bën mbajtjen e maskave të detyrueshme kudo, pasi dilni nga shtëpia.