FOTO/ Moti i të hënës, vijnë lajme të mira

Duket se java do të nisë me lajme të mira, për motin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e hënë do të jetë e kthjellët dhe me diell.

Të hënën, temperaturat do të rriten.

Era do të fryjë juglindje e veriperëndim e lehtë e mesatare përgjatë brigjeve detare.

E pranishme do të bëhet dhe mjegulla lokale gjatë orëve të mëngjesit.

Valëzimi në dete i forcës 3 deri 4 ballë.