Greqi/ Konfirmohen 9 viktima dhe 438 raste të reja me koronavirus

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 438 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që 84 pacientë janë në intubim.

28 raste janë zbuluar gjatë kontrolleve të kryera në portat e hyrjes të vendit fqinj.

9 pacientë kanë ndërruar jetë duke humbur luftën me sëmundjen, teksa në total numri i fataliteteve në Greqi ka shkuar në 509, që nga fillimi i pandemisë.