FOTO/ Pasi ngeci në trafik, miliarderi gati planin për të ndërtuar tunelin gjigant

Elon Musk nuk është lloji i njeriut, i cili pret derisa problemet të rregullohen.

Pasi ngeci në trafik në Dhjetor, miliarderi ka gati një plan për të krijuar një tunel gjigant të nëndheshëm në Los Angeles për të lehtësuar trafikun.

“Trafiku po më çmend. Unë do të ndërtoj një tunel dhe sapo kam filluar gërmimin”, ka shkruar ai në Twitter.

 

Dhe duket se e ka seriozisht. Tashmë, Musk ka postuar në Twitter një imazh të asaj që duket të jetë një tunel i nëndheshëm.

Musk është drejtori i kompanive Tesla dhe Space X.

/Syri.net/