Përgatituni për 3 fenomenet astronomike që do të ndodhin të premten

Bëhuni gati, pasi kjo javë do të ofrojë disa ngjarje mahnitëse astronomike për shikuesit nëpër gjithë botën.

Të premten, një eklips hënor është parashikuar të shfaqet gjatë 'hënës borë' – një hënë e plotë e cila ndodh të premten – duke krijuar një hije në sipërfaqen hënore.

Dhe disa orë më vonë, një kometë – e njohur gjithashtu edhe si Kometa e Vitit të Ri – do të bëjë rrugëtimin e saj më të afërt me Tokën, transmeton Gazeta Express.

Eklipsi i hënës ndodh kur dielli, Toka dhe hëna rreshtohen, me Tokën në mes. Ky rreshtim bënë që hija e Tokës të bie në hënë, duke krijuar kështu një eklips hënor.

Në Evropë, Azi dhe Afrikë, kjo ngjarje do të shihet vonë natën.