Bundesliga/ Kolni ndalet në barazim përballë Eintracht Frankfurtit

Kolni nuk mori më shumë se një barazim 1-1 në sfidën ndaj Eintrachti i Frankfurtit.

Miqtë e zhbllokuan takimin minutë ne dytë shtesë të pjesës së parë me Andre Silvan, që shndërroi në gol një 11-metërsh.

Këmbëngulja e Kolnit u shpërblye në minutën e 52-të pasi në skenë shfaqet Dudas i cili vendosi barazpeshën. Vlen të theksojmë që në radhët e Kolnit luante mesfushori me origjinë shqiptare, Elvis Rexhbecaj.