ZYRTARE/ Futbollisti infektohet me koronavirus, shtyhet klasikja e futbollit në shtetin...

Shtyhet klasikja zvicerane e përballjes mes Zyrihut dhe Baselit pasi një futbollist rezultoi pozitiv me koronavirus.

Sfida ishte planifikuar të zhvillohej në orën 16:00 të ditës së sotme, por pas konfirmimit të lajmit nga klubi i Bazelit se njëri prej lojtarëve është infektuar me COVID-19, stafi teknik dhe e gjithë skuadra është vendosur në karantinë.

Te ekipi i Bazelit bën pjesë dhe futbollisti i Shqipërisë, Taulant Xhaka.