Itali/ Qeveria ka gati masat e reja pas rritjes së frikshme të infektimeve nga Covid 19

Vala e dytë e koronavirusit në Itali po ecën me ritme të shpejta, duke detyruar autoritetet që të shohin mundësinë e ashpërsimit të masave.

Komiteti Tekniko Shkencor ka hartuar një notë zyrtare me rekomandime specifike për masat e ardhshme që qeveria italiane duhet të ndërmarrë për të mbajtur nën kontroll përhapjen e virusit.

– orare të ndryshme mësimi për nxënësit e ciklit të lartë dhe ata universitarë.

– një riorganizim më specifik për qarkullimin më mjetet e transportit publik me përfshirjen e autoriteteve lokale e të figurës së monibility manager.

– më shumë kontrolle në aktivitetet tregtare për respektimin e normativës së distancimit, mbajtjes së maskave me rekomandimin e përcaktimit të numrit maksimal të personave që duhen të pranohen në lokale, numër i cili duhet detyrimisht të jetë i varur në mur e në një vend të dukshëm.

– rekomandohet përcaktimi i numrit maksimal të personave që duhet të ulen në të njëjtën tavolinë në restorante.