Britania regjistron 69 vdekje nga koronavirusi

Sipas shifrave paraprake, 69 njerëz kanë vdekur pasi kanë rezultuar pozitivë për koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar.

Numri i sotëm i të vdekurve shënon një rritje prej 6.2 përqind nga 65 të dielën e kaluar, por është më pak se gjysma e 150 vdekjeve të raportuara dje.  

Vetëm Anglia njoftoi 61 vdekje në spital dhe të gjitha viktimat ishin midis 54 dhe 96 vjeç.

Uells raportoi tre vdekje të reja dhe Irlanda Veriore raportoi pesë.

Përditësimi i vdekjeve në Skoci nuk ka raportuar asnjë fatalitet të ri./ Dailymail/