Vazhdojnë protesta në Bjellorusi, autoritete policore arrestojnë dhjetra persona

Dhjetra mijëra protestues marshuan në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, për të protestuar kundër presidentit Lukashenko, pavarësisht kërcënimeve që ndaj tyre do të përdoret armë të vërteta luftarake.

Bjellorusia një ish republikë Sovjetike është tronditur nga protestat e shumta pasi në zgjedhjet e 9 gushtit u njoftua se Lukashenko i cili kishte 25 vjet në pushtet kishte siguruar një fitore me gati 80% të zgjedhjeve.

 Agjencia e lajmeve Interfax njoftoi se rreth 50 protestues ishin ndalur nga policia dhe gjatë protestës ishin përdorur tymuese dhe lëndë të tjera plasëse.

Forcat e sigurisë kanë arrestuar më shumë se 13,000 njerëz që nga zgjedhjet, duke përfshirë të gjithë udhëheqësit e rëndësishëm të opozitës që nuk janë larguar nga vendi.

Udhëheqësja e opozitës Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila ka ikur në Lituani ka njoftuar që presidentit duhet të largohet nga detyra ose në të kundërt vendi do të paralizohet na protestat dhe grevat e shumta në mbarë Bjellorusinë.