VIDEO/ Broja nuk ndalet, sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënon në Holandë!

Armando Broja ka shënuar golin e dytë me fanellën e Vitesse në Holandë.

Pasi realizoi në ndeshjen ndaj Sparta Rotterdam, sulmuesi i talentuar i Shqipërisë, i huazuar nga Chelsea te ekipi i Eredivisije, sot ka shënuar në transfertë.

Vitesse luan përballë Ado Den Haag në kampionat, ndërsa është ndeshja e katërt për sulmuesin 19-vjeçar që ka lindur në Angli.