Nard Ndoka: Unë jam baba i memeve

Ish-deputeti i njohur Nard Ndoka, shpesh është bërë viral në rrjet për shkak të deklaratave të tij.

Për këtë, ai foli në rubrikën ‘N’fermë’ me Ervin Kurtin. I pyetur nga ky i fundit në lidhje me ‘memet’ e rrjeteve sociale, Ndoka u shpreh: Unë jam Baba.

Ndërkohë i pyetur ‘a ta ka bërë gropën politika, deputeti u përgjigj: ‘ Për fatin e mirë jo,  as unë nuk ia kam bërë gropën dikujt, por kam rezistuar’.

Pjesë nga biseda:

Nard Ndoka: Unë jam baba e memeve. Është interesante se ka krijimtari gjithë andej. Nuk e di pse ma vendosin mua e nuk i mbajnë për vete. Kam thënë kur kam qenë ministër pirja e duhanit shkurton cigaren.

Ervin Kurti: Ke thënë dita e fundit e javës është e diela.

Nard Ndoka: Kjo është e vërtetë.

Ervin Kurti: Politika ta ka bërë gropën.

Nard Ndoka: Për fatin e mirë jo, as unë nuk ia kam bërë gropën dikujt por kam rezistuar.