Nagorni-Karabak/ Presidenti Aliyev njofton çlirimin e urës historike ‘Khodaafarin’

Presidenti i Azerbajxhanit, ?lham Aliyev njoftoi se ushtarët azerbajxhanas vendosën flamurin e Azerbajxhanit në urën historike Khodaafarin.

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Aliyev tha se "Ushtarët e Focave të Armatosura të Azerbajxhanit vendosën flamurin e Azerbajxhanit në urën historike Khodaafarin. Rroftë populli i Azerbajxhanit. Karabaku është i Azerbajxhanit".

Ura historike Khodaafarin e vendosur mbi lumin Araz (Aras) në kufirin Iran-Azerbajxhan dhe e ndërtuar në shekullin e 11-të, është brenda kufijve të qytetit Jabrayil, ku ushtria e Azerbajxhanit çliroi nga pushtimi qendrën e qytetit dhe disa fshatra të tij.

Kjo urw qw ndodhet mbi lumin  Araz që lidhin Iranin me rrethin Jabrayil të Azerbajxhanit wshtw e vendosur në rrugën historike të Mëndafshit, ura me 11 harqe Khudafarin u ndërtuan në shekujt XI-12.