Sulmi ndaj Zhupës dhe Këlliçit, Bardhi: SPAK të zgjohet nga gjumi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi reagon pas skandalit të ndodhur në landfillin e Sharrës, ku zëdhënësja e selisë blu dhe kreu i FRPD u penguan të kryenin detyrën.

Sipas Bardhit, Mafia e plehrave përdori sot punonjësit që janë për bukën e gojës për të fshehur të vërtetën, që në atë vend po vidhen paratë e shqiptarëve.

“Ngjarja e sotme ne Sharre, ku Edi Rama dhe Erjon Veliaj nxorren punonjesit per te penguar opoziten te tregoje me fakte te verteten e vjedhjes se miliona eurove ne landfill eshte deshmia me qarte e aferes se tmerrshme korruptive qe duan te fshehin“, shkruan ndër të tjera numri dy i selisë blu.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Ngjarja e sotme ne Sharre, ku Edi Rama dhe Erjon Veliaj nxorren punonjesit per te penguar opoziten te tregoje me fakte te verteten e vjedhjes se miliona eurove ne landfill eshte deshmia me qarte e aferes se tmerrshme korruptive qe duan te fshehin.

Mafia e plehrave perdori sot punonjesit qe jane per buken e gojes per te fshehur te verteten, qe ne ate vend po vidhen parate e shqiptareve.

Ashtu sic bene me ngjarjen e tmerrshme ku humbi jeten Ardit Gjoklaj, ngjarje per te cilen Erjon Veliaj duhet te ishte para drejtesise, edhe sot ata po mundohen te pengojne te verteten duke paguar e shantazhuar mediat qe te heshtin dhe duke perdorur punonjesit per te penguar publikimin e fakteve.

Drejtesia duhet te veproje pa humbur kohe. SPAK duhet te zgjohet nga gjumi dhe ti tregoje shqiptareve se eshte i pavarur nga qeveria.