‘Mbeta i pastrehë prej Covid-19’/ Historia e 20 vjeçarit që ktheu shtëpinë në fermë kanabisi në Angli

Një shqiptar është dënuar me 24 muaj burg, pasi në muajin maj u arrestua në një shtëpi, të cilën e kishte kthyer në fermë kanabisi.

20 vjeçari është shprehur para gjykatës se ishte i vetëdijshëm që kishte hyrë rrugës së paligjshme, por e argumentoi me faktin që nuk kishte asnjë rrugë tjetër, pasi me mbylljen që pësoi Anglia nga Covid-19, fabrika e gomave ku punonte ishte mbyllur dhe ai kishte dalë në rrugë, pasi nuk ishte me letra që të përfitonte ndihmë sociale.

“Ardian Topollaj erdhi në këtë vend, në mënyrë të paligjshme. Ai punoi në një kantier ndërtimi në Londër dhe më pas në një fabrikë gomash, derisa u mbyll për shkak të Covid-19. Kjo e la atë të pastrehë dhe kur atij iu ofrua punë në këtë zonë nga një shqiptar, ai besoi se përfshinte lëvizjen e mobilieve dhe ai do të kishte një çati mbi kokë.

Njerëzit që e sollën i thanë ‘diçka do të ndodhte’ nëse ai nuk do të merrte fermën e kanabisit” duke e kërcënuar, tha avokati. 

Vetë Topollaj, nëpërmjet avokatit të tij tha se “U nënshtrova dhe e pranova nga frika sepse isha pastrehë”.

Nëse bimët e kanabisit do të dilnin në treg, fitimi sipas autoriteteve britanike do të ishte 250 mijë paund. Pas përfundimit të dënimit shqiptari do të dëbohet nga Britania.