Conte komenton humbjen në derbi: Bëmë gjithçka mirë, por...

Antonio Conte është shfaqur mjaft i mërzitur në përfundim të derbit ndaj Interit, teksa në konferencën për shtyp ka pranuar se është i kënaqur nga paraqitja e të tijve dhe se sot u ka munguar sërish fati.

Kemi krijuar raste të shumta, por nuk i kemi shfrytëzuar si duhet. Milani ka qenë me fat, pasi ka shënuar në vetëm dy goditje në portë, ndërsa ne bëmë gjithçka mirë, por duhet të tregohemi më cinikë”, deklaroi tekniku i zikaltërve pas humbjes 2-1 me Milanin.