Vedat Muriqi debuton me humbje te Lazio

Lazio pësoi humbje të papritur me rezultatin 3-0 në fushën e Sampdorias.

Pavarësisht se bardhekaltrit niseshin si favoritë në këtë sfidë, xhenovezët fituan bindshëm kundër ekipit të Simone Inzagit, i cili sot vuante dhe mungesën e sulmuesit kryesor Ciro Imobile.

Në këtë sfidë debutoi dhe blerja e re e Lazios, Vedat Muriqi, në minutën e 59-të, por nuk mundi të bënte asnjë efekt te skuadra e tij e re.