Nuk besonte se koronavirusi ekziston, ndërron jetë modeli i njohur. Lë pas 3 fëmijë

“Unë isha nga ata që besonte se Covid nuk ekziston …derisa u sëmura dhe vetë”. Kështu shkruante Dmitriy Stuzhuk nga Ukraina pak ditë më parë.

Një model i njohur në Instagram, ka humbur jetën në moshën 33-vjeçare, pasi u infektua me Covid gjatë një udhëtimi në Turqi. Dmitriy ishte shumë i njohur në Instagram për mbajtjen e trupit në formë dhe stilin e shëndetshëm të jetesës.

Pas infektimit me Covid, babai i 3 fëmiëjve shkruante në një postim: "Dua të ndaj me ju mënyrën sesi u sëmura .. Unë isha nga ata që besonte se Covid nuk ekziston …derisa u sëmura dhe vetë. COVID-19 nuk është një sëmundje e shkurtër! Dhe është e rëndë”.

Dmitriy tha se ishte zgjuar në Turqi me qafë të enjtur dhe vështirësi në frymëmarrje. Kur u kthye në Ukrainë u diagnostikua me Covid-19 dhe u shtrua në spital.

Bashkëshortja e tij, Sofia Stuzhuk, njoftoi ditën e sotme vdekjen e Dmitriy, duke thënë se koronavirusi kishte i shkaktuar komplikacione në zemër.