Tea që kërkon burrë në emision, paska qenë në ekran më parë. Ja si dukej

Tea Trifoni është një nga vajzat e sezonit të dytë të “Përputhen”, që të paktën deri tani e ka marrë epitetin si “e preferuara e publikut”.

Pak javë në këtë eksperiencë i kanë dhënë asaj famë të madhe, reflektuar edhe në rrjete sociale.

Por kjo nuk është hera e parë e Teas në ekran. Rreth dy vite më parë, ajo ka qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek “E diela shqiptare” në Tv Klan, ku bënte rolin e postieres duke çuar mesazhet në dyert e shqiptarëve.

Në atë kohë, ajo ka qenë brune dhe ndryshe nga ajo që shohim sot.