VIDEO e atentatit mafioz ndaj biznesmenit/ Berisha: Arben Malavita, do përgjigjesh personalisht
Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas publikimit të videos së atentatit të dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima. Sipas medieve, ky i fundit ka denoncuar se ka konflikt me gazetarin Ben Blushi.
REAGIMI I BERISHES
Breaking News!
Tronditëse!
Video ekskluzive e atentatit mafioz ndaj biznesmenit Andon Dhima pasi ai denoncoi në narkoprokurori dhe ambasadën e SHBA Arben Malavitën për moskthimin e borxhit prej 100000€ nga ky i fundit. Ndërkohë biznesmeni Dhima dhe fëmijët e tij kanë denoncuar në polici se kanë konflikt të hapur vetëm me Arben Malavitën.
Andon Dhimën e shpëtoi ashensori, me saktë e vajza e tij që mbajti ashensorin gjeri sa hynë të dy pa ardhur vrasësit e tij.
Duke dënuar si një krim të shëmtuar shtetëror, i them me këtë rast Arben Malavites kthe urgjentisht paratë se për çdo akt ndaj Andon Dhimës do përgjigjesh personalisht.