VIDEO/ Fenomenal Eduart Rroca, dopietë dhe asist në fitoren e Istanbulspor

Istanbulspor mposhti me rezultatin e thellë 3-0 Samsunspor në transfertë, e vlefshme për  ligën e dytë turke.

Protagonist absolut për skuadrën e Istanbulspor në këtë fitore ishte futbollisti shqiptar, Eduart Rroca, i cili arriti të shënojë të dy golat dhe të dhurojë asist.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në minutën e 52-të, Rroca realizoi golin e parë. Pas një veprimi të shkëlqyer individual, Rroca goditi në kufijtë e zonës, duke e dërguar topin në rrjetë.

Për t’i dhënë akoma më shumë magji paraqitjes fantastike të tij, 27-vjeçari tundi sërish rrugën e rrjetës në minutën e 58-të, duke çuar shifrat në 0-2. Golin e tretë për skuadrën e Istanbul e shënoi Issah në minutën e 90-të, ku sërish, Rroca ishte protagonsit me asist. Paraqitje të mirë për skuadrën nga Stambolli zhvilloi edhe Kristal Abazaj, i cili u zëvendësua në minutën e 72 të takimit.

Me këtë fitore Istanbulspor u ngjit në vendin e 1 në ligën e 2-të turke në kuootën e 12 pikëve. (syri.net)