Miss Anglia kthehet në repart për të luftuar Covid-19

Ka lënë kurorën dhe është kthyer në repart për të luftuar koronavirusin.

Bhasha Mukherjee, Miss Anglia që nga korriku 2019 është e lindur në Kalkuta dhe e rritur në Derby, ka ndaluar se udhëtuari nëpër botë ku do të ndiqte detyrat e saj si fituese e kurorës, kryesisht për bamirësi dhe punë vullnetare. 

Kur Shërbimi Shëndetësor Kombëtar Britanik thirri të gjithë mjekët s në prill për t'u marrë me urgjencën, Bhasha nuk e mendoi dy herë.

Sidoqoftë, ajo vazhdon të kryejë "detyrat" e saj si Miss:

"Unë bëj shumë punë bamirësie në distancë dhe të jesh në gjendje ta bësh këtë dhe t'i shërbej vendit tim në të njëjtën kohë është me të vërtetë e veçantë" është shprehur ajo.

Doktoresha - e cila kishte punuar si modele në të kaluarën dhe që mori pjesë në konkursin e bukurisë të shtyrë nga miqtë e saj - tha se ndërsa ishte nëpër botë, ndjeu nevojën për t'u bashkuar me mjekë dhe infermierë që po luftonin betejën, kundër Covid. Ajo gjithashtu tha që spitali i saj tani është afër "Nottingham, e cila ka shkallën më të lartë të infeksionit në vend".

Miss Anglia me jetë më të gjatë në histori - Përveç  si një heroinë kombëtare, Bhasha është edhe Miss Anglia me jetëgjatësi në histori.

Për shkak të emergjencës, në fakt, botimi 2020 ishte zhvendosur nga korriku në tetor.

Më pas, konkursi u shty përsëri për në 2021.

Bhasha do të mbretërojë, deri në prill të vitit të ardhshëm.

Sipas Angie Beasley, organizatore e Miss Anglia, 24-vjeçarja ishte tashmë "një miss e jashtëzakonshme", "jo vetëm që i shërbeu vendit të saj si një mjeke e shëndetit publik gjatë pandemisë, por gjithashtu solli një ndjenjë të diversitetit në konkurs falë origjinës së saj, e cila vërtet pasqyron Anglinë e sotme ".