Derbi/ Everton - Liverpool, formacionet zyrtare

Është dita e derbit! Në orën 13:30, kur gjyqtari anglez Michael Oliver të vërë bilbilin në gojë, “Goodison Park” do të heshtë.

Për fat të keq, stadiumi i realizuar nga arkitekti, Archibald Leitch do të jetë i mbyllur për tifozët në këtë periudhë, për shkak të pandemisë së Covid-19. Por nuk ka dyshim se shtëpitë nëpër Liverpool do të lëkunden në ritmin e derbit.

Një duel vëllavrasës në brigjet e lumit Mersey, i cili këtë sezon më në fund, premton spektakël. Arsyeja kryesore për këtë entuziazëm te mbështetësit? Everton është forcuar këtë verë dhe është kryesues i Premier League (4 fitore në 4 ndeshje).Megjithatë, Everton do të ketë përballë fituesit në fuqi të kampionatit anglez, që do të tentojnë rikthimin te fitorja në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme.

Më poshtë keni formacionet zyrtare për të dy skuadrat: